Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, deklaroi se në Shqipëri sundon anarkia.
Sipas tij ngjarjet e rënda kriminale janë të lidhura me krimin.
‘Vendi ëhstë në anarki të plotë. Nuk funksionon më sistemi demokratik. Sot jemi në kushtet ku nuk funksionin sistemi gjyqësor. Kemi një prokurore me kompetenca të cunguara. Kemi një kriminalizo të qeverisë, nëpërmjet politikës. Kemi parë një parlament të sunduar nga krimi me deputetë të dënuar për trafik droge dhe vrasje. Kemi një pushtet kriminal me kryetar bashkish të dënuar. Një administratë të kriminalizuar. Krimi i rrugës duke pasur lidhje me pushtetin favorizohet sot. Edhe personi i kapur sot i akuzuar për vrasje është një eksponent i lartë. Duhet ti japim fund, sepse situata do të agravohet’, tha Ristani.