Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në fshatin Shëlli të Matit, ku ngelën të vrarë tre persona, nga shtetasi Kujtim Koxha ky i fundit kryetar i PS-së për zonën.
Nga të dhënat e para mësohet se Koxha ju ka kërkuar punonjëësve që të largojnë makinerit nga vendi ,pasi nuk ka nevoj për punime dhe se nuk pranon punime në pragë të zgjedhjeve. Në debat e sipër njëri nga punonjësit ka qëlluar dhe në këtë mënyr Kujtimi është larguar duke u rikthyer më vonë me automatikun në dorë.
Autori i masakrës së Matit, Kujtim Koxha i cili u arrit që të kapej nga Policia pas një sërë kërkimesh në zonë. mësohet se ka qenë kryeplak i fshatit Shëlli, ku ndodhi dhe ngjarja, njëherësh edhe kryetar i Partisë Socialiste të fshatit Shëlli.
Koxha mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka pasur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.
Pas kësaj masakre, ka arritur në tre numri i viktimave, ndërsa i plagosur është edhe një i katërt.
Personi i tretë që humbi jetën në spitalin e Traumës, është Hamit Buci. Personi i dytë që ka humbur jetën, është Erzen Aliaj, i cili ishte nisur më herët me helikopter drejt Tiranës. Ndërsa në çastet e para të ngjarjes, i vrarë mbeti Mentor Hoxha.