Nga Boldnews.al
Mania për të bomabarduar publikun me “lajme” për kryeministrin, çon edhe në gafa të zyrës së agjitpropit, (agjitacionit dhe propagandës), ose piarit. Kryeministri Edi Rama sot ndodhet në Armeni aty ku po zhvillohet Samiti i Frankofonisë.
Përmes një postimi në facebook, ai tregon se ka takuar Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, edhe në shoqërinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Aty shfaqet si i interesuar për bisedën dhe gjithnjë si një palë e tretë bezdisëse, mes bisedave të dy njerëzve.
Por vetëm 15 minuta pasi Rama poston videon me Macron dhe Thaçin, zyra e shtypit e kryeministrit e shfaq Ramën në inspektimin e punimeve në Rrugën e Arbrit. Nuk ka rëndësi se ku ndodhet kreu i qeverisë, por vlen vetëm propaganda vlen. E ngjashme me kohën e diktaturës ku lartësohej figura e udhëheqjes dhe kjo duhet të përçohej deri poshtë tek masat.
Ishte një formë për të propaganduar të mirat e pushtetit dhe partisë. Me këtë linjë por shumë herë më të rafinuar janë armata e kryeministrit “virtual”, që qeveris nëpërmjet internetit, pa akte ligjore, pa nisma për zhvillimin ekonomik, por vetëm mbi bazën e propagandës.
Kur ndodhet në takime me ndërkombëtarët Rama e ka bërë zakon që nuk u shqitet nga pas personaliteteve të politikës botërore, vetëm e vetëm për të shkëputur një fragment videoje ose foto me ta. Me kaq mbyllet misioni i tij, pasi një vend i vogël si Shqipëria e për më shumë një kryeministër i tillë e ka të pamundur të ndikojë në politikën e madhe.
I ngjan personave të bezdisshëm që të ngjiten nga pas, që ndërhyjnë në gjithçka, edhe kur nuk është vendi për ti mbushur mendjen vetes se ky është një lloj protagonizmi.
Por dje absurdi kapi majat. Kryeministri po i ngjan Lali Erit të Bashkisë së Tiranës, që edhe kur udhëton jashtë vendit, udhëzon zyrën e tij të propagandës që të shfaqin video nga inagurime, takime apo çdo lloj tjetër fushate që ka zhvilluar më parë. Kur Lali Eri shijon kohën jashtë vendit, në televizionet tona, e sidomos ato kombëtare, Eri i bashkisë del si “spiderman-i” i kryeqytetit.