Ngjarja po mbahet sekret, kush është burri i ministres së Ramës qe u rrah nga bandat

Burri i një prej ministreve të kabinetit “Rama 2” është rrahur nga pjesëtarë të një prej gupeve kriminale që qarkullojnë në kryeqytet.

Mësohet nga burime konficenciale se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, por është mbajtur sekret për mediat. Gjithçka është mbyllur në heshtje dhe konfidencialitet të plotë edhe nga uniformat blu.

Këtë ngjarje shumë të rëndë, e cila nuk është bërë ende publike, e tha disa ditë më parë në emisionin “Java” edhe analisti Lorenc Vangjeli.

Sipas burimeve të analistit Lorenc Vangjeli, një person shumë i afërt i një anëtari të rëndësishëm të kabinetit qeveritar, është goditur dhe gati është masakruar nga një personazh shumë i njohur i botës së krimit.

“Të dy këta patën një marëdhënie shumë të “çuditshme” me njëri-tjetrin në lidhje me një shumë prej disa dhjetra mijëra eurosh”, tha Vangjeli.

CNA.al ka mbledhur të tjera informacione dhe ngjarja rezulton të jetë e vertetë dhe më saktësisht është dhunuar burri i një prej ministreve më të rëndësishme të Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *