Ligji për Teatrin/ Aktivistë dhe qytetarë marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarë, artistë dhe aktivistë të shumtë kanë vazhduar protestën e tyre në mbrojtje të Teatrit Kombëtar edhe sot pasi presidenti Meta ktheu sërish ligjin që parashikonte shembjen e godinës së teatrit.

Mësohet se aktivistët dhe qytetarët kanë marshuar fillimisht drejt Kryeministrisë, për t’i kërkuar të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt i çmenduar, e pastaj drejt Presidencës, për të falenderuar për vendimin e sotshëm.

Mblidhemi në ora 18:00 te Teatri Kombëtar për të marshuar fillimisht drejt Kryeministrisë, për ti kërkuar të tërhiqet përfundimisht nga ky projekt i çmenduar, e pastaj drejt Presidencës, për të falenderuar për vendimin e sotshëm.

Presidenti Meta dekretoi për herë të dytë kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit të Teatrit Kombëtar, me argumentin se ligji nuk garanton barazi në garë.

Reagimet 

Gjatë kohës kur presidenti publikoi argumentat  kundër ligjit të ndërtimit tetarit të ri, parlamenti ishte në seancë plenare.  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, refuzoi të komentoi vendimin e Kreut të Shtetit. Por ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla,  i cili përdori një shprehje të presidentit Meta, për të theksuar se dekreti do ti nënshtrohet procedurës parlamentare.

“Ne jemi seriozë në marrëdhënnie me institucionin e Presidentit të Republikës dhe do ta shqyrtojmë me po aq seriozitet qetësi dhe dashuri propozimin që vjen nga Presidenti”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *