FOTO/ Nora dhe Roberti të lumtur, çifti zyrtarisht shtetas të Republikës…

Prej disa javësh këngëtari Robert Berisha po qëndron shumicën e kohës në Tiranë pasi është pjesë e spektaklin ‘Dance with me’, ku me partneren e tij moderatorën Leila Kraja po dhurojnë spektakël.

Pak ditë më parë ai bëri një postim në ‘Instagram’ ku tregonte se Nora dhe vajza e tij i mungonin shumë dhe se mezi priste momentin që t’i takonte.

Duket se nisur nga këto fjalë Nora është nisur drejt Tiranës për të takuar partnerin e saj dhe të dy kanë shijuar një mbrëmje nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Por duket se përpos takimi me të, Nora ka pasur edhe një arsye shumë të veçantë për të ardhur në kryeqytet.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instastory’ Roberti ka treguar se dyshja është pajisur me pasaportë shqiptare dhe kjo i bën zyrtarisht shtetas të Republikës së Shqipërisë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *