FOTO/ Lorik Cana zbulon si ndryshoi jeta e tij pasi la futbollin: Shtova…

Lorik Cana ka qenë i ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’, ku rrëfeu shumë për jetën familjare, futbollin dhe planet e së ardhmes.

Teksa kthehej pas në kohë për të folur për largimin nga futbolli, Loriku rrëfeu se ka qenë shumë e vështirë në çdo aspekt.

“Viti i parë ka qenë shumë i vështirë. Kam shtuar 10 kg, tani kam një vit që nuk kam shtuar. Po punoj për të gjetur balancën”,-tha ish-kapiteni i kombëtares.

Ai shtoi më tej së shumë shpejt do të publikohet një dokumentar mbi jetën e tij që do të transmetohet në kinema.

Kujtojmë se Lorik Cana ka qenë kapiten i kombëtares për disa vite, derisa la futbollin përfundimisht në 2016-ën si pasojë e një problemi shëndetësor.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *