Denoncimi: Sherr në komisariatin e Fushë-Krujës mes inspektorëve të SHÇBA-së dhe drejtuesve

Zhvillime të forta vijnë ende nga komisariati i Fushë Krujës, aty ku nisi çështja “Xhisiela” e u kërcënua nënkomisari Nuhu dhe ende nuk kanë përfunduar. “Kacafytje në narko-komisariatin e Fushë Krujës!” – Kështu ka njoftuar sot ish-kryeministri Sali Berisha, duke iu referuar mesazhit të një punonjësi të këtij komisariati. Kacafytja ka ardhur pas zbarkimit të punonjësve të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankimimit, që po hetojnë ngjarjet e e fundit të lidhura me denoncimin e Xhisiela Malokut dhe të nënkomisarit Emiljano Nuhu me drejtuesit aktualë të këtij komisariati.

Ja mesazhi i efektivit, dërguar ish-Kryeministrit:

“Mirëdita z.Berisha, jam polic. Desha t’ju informoj se dje, më datë 10, në rajonin e Policisë së Fushë Krujës, erdhi një ekip kontrolli i SHKÇB dhe ka kontrolluar librin e shërbimeve të policëve të rajonit dhe procesverbalet e disa ngjarjeve në qytetin e Fushë Krujës, përfshirë rastin “Xhisiela” e për këtë ka pasur debat e ofendime, sharje banale gjer dhe shtyrje me grupin e kontrollit, pasi nuk është pranuar oferta e SHKÇB dhe për nga sa flitet brenda rajonit të Policisë Fushë Krujë, tritoli i hedhur në shtëpinë e mamasë së Xhisielës e të prindërve të saj, Ram Muça në Larushk, është një lojë e lojtarëve me krime në kurriz të familjes Rraja dhe Ramazan Rrajës, djalit të Xhelal Rrajës, i kujdesur për telenovelën “tritolin e hodhi opozita” e krimet 28-vjeçare të familjes Rraja, vrasje, trafik droge e dhunime e përdhunime të quhen akuza politike.”

Image

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *