Del në shitje “një pjesë e Hënës”

Një pjesë e Hënës e rrëzuar në Tokë do të dalë në shitje për 500 mijë Dollarë. Ky meteor i shkëputur nga Hëna ka një peshë prej 5 kg dhe përbëhet nga gjashtë fragmente të cilat mund të bashkohen.

Guri shkëmbor i rrëzuar nga Hëna u gjet vitin e kaluar në shkretëtirën e Saharasë. Ekspertët thonë se është një nga pjesët më të mëdha të shkëmbit të Hënës që do të dalë në shitje. Studiuesit e meteorëve shprehen se pjesa që do të dalë në shitje është një nga më të rëndësishmit e këtij lloji.

Ankandi për shitjen e tij do të zhvillohet në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të përfundojë më 18 Tetor. Nuk dihet se sa i vjetër është ky shkëmb, ndërsa meteori më i vjetër i rënë nga Hëna është 20 milionë vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *