Bixhoz me dashurinë/ Gori thotë emrin e vërtetë të saj, Om habitet, ja ç’do ndodhë nesër

Zvetlana planifikon vrasjen e doktorit. Doktori kujton çfarë i ka ndodhur në të shkuarën me Zvetlanën dhe vendos të largohet. Zvetlana bën plan ta vrasë doktorin me helmin e gjarprit. Çulbul zgjohet nga gjumi dhe i thotë vetes “Mirëmëngjes Gori Sharma”.

Om e dëgjon dhe e pyet kush është Gori. Ai thotë se e njeh këtë emër. Çulbul detyohet ta gënjejë dhe i thotë se është emri i gruas së tij. Om habitet që Çulbul e do kaq shumë gruan sa i përmend emrin që në mëngjes.

Zvetlana i tregon Xhanvit se për 2 krorë i mori mbrapsht fotot që i bëri media. Xhanvi thotë se është rradha e saj për t’ja treguar vendin Zvetlanës. Om dhe Çulbul bisedojnë mbi ato çfarë kanë gjetur deri tani në lidhje me Zvetlanën.

Çulbul i tregon Omit se ka parë edhe një robot duke ecur nëpër shtëpi. Om thotë se dikush duhet ta dijë sekretin e Zvetlanës dhe mund të jetë ajo vajzë që shfaqet si fantazmë ose doktori. Doktorit i vjen një kuti në shtëpi.

Nga kutia del gjarpri. Ai tronditet. Ndërkohë Mahi shkon tek Kamini dhe i thotë se nuk mund ta japë intervistën sepse nuk merr vesh nga biznesi. Kamini i thotë se Zoti ja ka dhënë mundësinë të jetë Shivai dhe duhet ta shfrytëzojë dhe jo të dëgjojë talljet e njerëzve.

Mahi kujton talljet e njerëzve dhe vendos ta japë intervistën. Ai i thotë Texhit se po shkon të japë intervistën. Texh i tregon që ai e dha intervistën por në fakt ka qenë Shivai i vërtet. Mahi habitet. Ai thotë se po shkon në një mbledhje pune.

Shivai takohet me Anikën. Ai i tregon se ka bërë një plan që Mahi mos të kuptojë asgjë. Në darkë Mahi ndodhet në dhomën e Shivait ndërsa Shivai i fshehur në një dhomë tjetër pranë pishinës. Sapo Mahi largohet Shivai shkon në dhomë.

Byrzylyku i Anikës ngec në orën e tij. Anika mendon se është Mahi dhe e kërcënon me thikë që mos ta prekë. Shivai i thotë se është ai. Anika qan dhe e përqafon.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *