Ahmetaj nxjerr pagat e futbollistëve: Formalizimi i klubeve emergjencë

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj zhvilloi një interpelancë në Kuvend, pas kërkesës së deputetit të PS, Erjon Braçe lidhur me ligjshmërinë fiskale të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Ministri u shpreh se problemi kryesor është tek klubet e futbollit, ndërsa formalizimi i ekipeve është një emergjencë. Ahmetaj ka publikuar edhe disa paga të deklaruara të futbollistëve që luajnë në klubet shqiptare.

“Problemi është me klubet. Ndalemi tek ekipi i Skënderbeut. Kristi Vagjeli paguhet 100 mijë lekë të reja në muaj, ndërsa ekonomistja e klubit merr 130 mijë lekë në muaj. Me këto listë pagesash këta futbollistë duket sikur nuk kanë pasur të hanë bukë dhe jo më të luajnë futboll. Desuara Martinez paska marrë 22 mijë lekë të reja në muaj. Kemi më pas ekipin e Tiranës. Tirana ndahet në përiudhën e kreut të opozitës dhe këtë periudhë tani. Bujar Lubani, trajneri i madh merrte 36 mijë lekë në muaj. Gugash Magani punonte me zero lekë. Ky e bënte për pasion. Klodian Dervishi edhe ky me zero, nuk merrte pagë. Iljon Lika 90 mije lekë në muaj.

Klubet e futbollit janë shumë larg formalizimit. Ndërkohë edhe tek Vllaznia ka pasur probleme, por është më afër formazlimit. Tek Partizani kemi Fabio Dos Santos, futbollist që merr 130 mijë lekë në muaj. Alban Hoxha 100 mijë lekë në muaj. Futbollistët paguhen 22 mijë lekë të reja në muaj. Me kaq para, një futbollist nuk ka fuqi të japë spektakël në fushë. Formalizimi i ekipeve të futbollist është emergjencë. Jam i bindur se me ligjin e ri situata do avancojë pozitivisht”– tha ministri Ahmetaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here