VIDEO/ Përgjimi i plotë, Alizoti tregon bisedën me Ardi Veliun në makinë: Më tha ‘je me ne, apo me ata’. Taulanti më tha do të jap lekë…

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, publikoi dje në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në “Tv Klan” një videopërgjim, që hedh poshtë versionin e Prokurorisë, në lidhje me komunikimin me telefon të “Dëshmitarit X” me Alfred Alizotin.

Në pamjet e transmetuara, Alizoti nuk e di që po regjistrohet dhe thotë se është marrë në makinë nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në mënyrë që të pranojë versionin, që i shkon për shtat maxhorancës. “Je me ne, apo me ata”, i ka thënë Veliu, Fredi Alizotit. Ky i fundit thotë se e ka takuar edhe Taulant Balla me 2 persona të tjerë. Ai rrëfen sesi po i bëhej presion që të pranonte se ishte ai që kishte folur si Agron Xhafaj në bisedën me Babalen.

PËRGJIMI I PLOTË

Fredi – Tani do më dëgjosh ti mua?
Tjetri – Po?
Fredi – Nga 200 ulu 100…

Tjetri – Pse do të takonte Taulanti ty te prokuroria psh?
Fredi – Ti e di kush ka ardhur të më marrë me makinë mua? Drejtori i Përgjithshëm i gjithë Shqipërisë, ça e ka ai, nga Delvina, nga është ai.
Tjetri – Si të ka marrë?
Fredi – Erdhi më mori në shpi vlla. Ku je m’tha se e kishin numrin e telefonit në prokurori. I thashë unë jam te lagjja. Ka ardh MB, makinë e zezë, m’ka marrë, m’ka çuar n’prokurori. …

Fredi – Ky ropq**i tani ishte me dy veta, Taulanti, ishte ballë përballë me prokurorinë, ç’është një lokal aty.
Tjetri – Po, ka shpinë aty
Fredi – Po, biles kam pirë dhe një kafe aty dhe filloi të më blinte mendjen, kupton.

Fredi – E kupton ti, muhabete, s’kam gisht fare unë me këtë muhabet, di që e kam shok
Tjetri – Dhe nje herë, Drejtori i Përgjithshëm nuk ka pse vjen me të marrë ty me makinë.

Fredi – Ky është muhabeti, në daç besoje, në daç mos e beso. Këto qe të thashë tani janë të vërteta.
Tjetri – Të vërteta që ka ardh Taulanti, ka bë muhabet me ty e t’ka thënë e…
Fredi – Po, po, të gjitha të gjitha, biles më ka dhënë dhe kafe.
Tjetri – Ky drejtori i ri që është vënë?
Fredi – po, ore më vdekshin dy pleqtë po të betohem që është e vërtetë
Tjetri – Kush drejtor, drejtori i Tiranës?
Fredi – Ky Ard Veliu o vlla.
Tjetri– Si, të erdhi të mori ty nga atje?
Fredi – Po ore, po vlla. Ore unë po të them kshu tani. Po ju betohem dhe njëherë më vdekshin ça kam në shpi, në ju gënjej.

Tjetri – S’ke faj që je i lodhur e je friksum o burrë, s’ke faj o burrë. Me gjithë mend të ka marrë ty Ard Veliu me të bë presion, se formë presioni është me të marrë me makinë
Fredi – Po kot e ka me mua, se unë kam bërë 14 vjet burg o vëlla.
Tjetri – Po mirë pra mirë, presion është
Fredi – Unë kam berë ç’nuk ka bërë njeri, do më bëjnë mua këta ropq**a. Unë qetë, me qetësi, kupton ti.
Tjetri – E ça thotë rrugës
Fredi – Po kot ore, provokime, gjëra, kupton ti. Me kë je, me ne apo me këta. S’kam votu ndonjëhere në jetën time i thashë, kam ndenjt tërë jetën në Spanjë i thashë. Thashë me vete, kur kam bërë unë biruca, ti ke qenë…
Tjetri – Po Taulanti me kë ishte, njifshe ndonjë nga ata që ishte Taulanti?
Fredi – Ishin dy çuna, një ezmer me flokë gështenjë
Tjetri – Taulanti si ishte vesh? Me kostum ishte?
Fredi – Me kostum

Tjetri – Te ça lokali ishit?
Fredi – Te një lokal aty mbrapa.
Tjetri – Te pallatet e Sadriut?
Fredi – Unë s’të gënjej o vlla

Tjetri – Ore a e sheh që i hoqa gjithë telefonat, me çantë me të gjitha
Fredi– se ti kur te them një llaf unë, te dridhet trupi. Të duket sikur unë po të ashu..
Tjetri – O Fredi, unë të pashë qëparë, e di sa i tensiunum që ishe. Po ta regjistroje veten qëparë e ta shifshe veten tate, do thojshe paskam qenë me gjithë mend n’siklet. Ishe shumë i skletum. Thashë unë këtij i kanë bo presion këtij, i kanë ofru noj gjo, ky s’do me dalë jashtë vetes së vet me shtrembëru gjinat, se nesër i bie përgjegjësia, atij i prish punë, vetes tate i prish punë, kur
Fredi – Po jo se nuk bëj unë nga ato gjëra
Tjetri – Prandaj thashë, i kanë ofru lekë, i kanë bë presion, se normalisht këta shtetin në dorë mor burrë, të bëjnë çdo gjë mor burrë, kanë gjithë instrumentat. Tashi, vjen Drejtori i Përgjithshëm, që për mu është procedurë jo normale..
Fredi – Po ka ardhë orë, se më vjen shumë keq, po betohem për pleqtë
Tjetri – Ore nuk e vë në dyshim që ka ardhur e të ka marrë vetë ai, po ç’punë ka ai me të marrë me të çu te Krimet e Rënda?
Fredi – Ça të them unë tani?
Tjetri – Po pati kohë çdo Drejtori Përgjithshëm me marrë çdo njeri e me e çu te Krimet e Rënda, i bie që është korrier, s’është drejtor.
Fredi – Ai, bashkë me shoferin. Unë s’ju gënjëj ore.
Tjetri – Ça date ka qenë?
Fredi – Ka qenë 1 ose 2, 1 ka qenë 1.
Tjetri – Në ç’orë, natën apo ditën?
Fredi – Nga ora 8 e një çerek, 8.10 pasdite
Tjetri – E të kanë çu te Krimet e Rënda në darkë ty?
Fredi – Po, në darkë më kanë çuar.
Tjetri – Dhe ty të priste Taualanti aty jashtë?
Fredi – Aty jashtë.
Tjetri – E kanë bo kastile atë punë. E ça po thoshte pastaj?
Fredi – Kot o provokonte, mos ke dorë ti, mos di gjë. Po s’di gjë nga këto muhabete i thashë. Unë di i thashë edhe për ty. Edhe qeshi ropqiri. A e njeh filanin? Filanin e njoh nga Berti i thashë unë. Po cne i rrije nga mbrapa? I rrija nga mbrapa se e kam 20 vjet shok i thashë unë, kisha hall se ma vrisnin.
Tjetri – Të bëri noj çik presion Taulanti?
Fredi – Po kush i ha ato! Unë kam bëre biruca në kohën e Enver Hoxhës.
Tjetri – Tashi do ma thush burrash ça te ka thënë fjalë për fjalë.
Fredi – Hidhu nga ne tha, troç, hidhu nga ne tha.
Tjetri – Po si do hidheshe ti, në ça forme, do hidheshe pupthi ti?
Fredi – Po ku i haja unë ato re. Ai kujtoi se…
Tjetri – e ça të tha, do të bëjë ndonjë gjë tha?
Fredi – Çke ore, do të çojmë andej, ça ke, do të jap lekë e, muhabete siç i kanë këta.
Tjetri – Po të bëj një pyetje unë ty, po të jeote lekët, po ça do bënte të të jepte lekët? Të t’i jepte lekët, pse s’t’i dha?
Fredi – Po ku janë e (qesh)
Tjetri – Po pra, po për ça do t’i jepte lekët ai, për kot?
Fredi – Siç i kanë këta, aman ore
Tjetri – E ça donte ai të me thënë ti ?
Fredi – Epo ai donte të dinte mos kisha gjë unë me të, kupton ti?! Unë s’di gjë fare nga keto muhabete i thashë unë. Troç ore me pastërti siç ka qenë, i rrija nga mbrapa une ngaqë ka vjehrrën aty, kisha hall mos e vrisnin. Kaq i kam thenë.

Tjetri – Të të marri Drejtori Pergjithshëm ty në makinë është skandaloze njëherë.
Fredi – Ore mos të gjej ça kam në shpi. Unë u habita o vlla.

Tjetri – Edhe? Numër policie është ai?
Fredi – Numri i këtij o vlla, privat.

Fredi – Prokurori ishte nga Kruja, nje çun i ri ai, te 40, 40 e ca vjeç.

Loading...

One thought on “VIDEO/ Përgjimi i plotë, Alizoti tregon bisedën me Ardi Veliun në makinë: Më tha ‘je me ne, apo me ata’. Taulanti më tha do të jap lekë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *