Prokuroria për Krimet e Rënda ka sekuestruar videon e transmetuar mbrëmë në emisionin “Opinion”, ku shfaqej Fredi Alizoti, cili pranonte se ishte marrë nga shtëpia nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe ishte dërguar në Prokurori për të dhënë dëshmi të rreme lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt.
Mësdohet se oficerë të krimeve kane shkuar ne seline e PD ku kane bere administrimin e materialit filmik, në cilësinë e provës materiale.
Në video, Alizoti denoncon Ardi Veliun se i ka kërkuar të bëhet palë me ta dhe kundër PD-së që publikoi audion e Albert Veliut me Agron Xhafajn, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.