Video e fshehtë/ Dëshmia e Fred Alizotit që fundos çiftin Rama- Arta Marku

Pasi Rilindja dështoi që të sillte ashtu sikurse pati premtuar një analizë nga një laborator ndërkombëtar, për të thënë se përgjimi i Babales qe një manipulim, ajo përdori skenarin “B”. Krijimin e një dëshmitari fals. E gjithë trimëria e Ramës nëpër studio dhe akuza e prokurorisë u vërvitën tek një personazh, të cilin e kishin paralajmëruar muaj më parë mediat pranë qeverisë, dhe që do pohonte se kishte marrë para, për të luajtur zërin e Agron Xhafës.

Fredi Alizoti u konsiderua nga mbështetësit e qeverisë në panelin e “Opinion” si njeriu që po nxirrte të vërtetën.

Por, papritmas në emision ndodhi një kthesë e beftë: Salianji nxori videon ku Fredi Alizoti ishte takuar më shefin e policisë Ardi Veliu, dhe ai me dorën e tij e kishte çuar në prokurorinë e Arta Markut, ku do luante rolin e dëshmitarit të rremë. Alizoti i pranonte të gjitha këto me gojën e tij, me zë dhe figurë.

Pra tani nuk ka më asnjë dyshim se ka rënë edhe alibia e alibisë së alibisë, që mbështeste tezën e Ramës se videopërgjimi qe i manipuluar. Sepse pas kësaj videoje rezulton, në rastin më të keq, që i gjithë hetimi është fals, ndërsa në rastin më të mirë, se dëshmitari kryesor dhe i vetëm i akuzës është një njeri krejtësisht i pabesueshëm. Përpos Alizotit prokuroria nuk kishte asnjë fakt tjetër për të shpallur se audio-përgjimi i Agron Xhafajt është i manipuluar.

Dhe kjo ngjarje, nuk është thjeshtë nxjerrja e një gënjeshtre më shumë si ato për avionët e drogës, Dritan Zaganit, Xhisielës e me radhë.

Ajo është prova flagrante që tregon për një mafie që ka kapur shtetit, ku drejtori i policisë Ardi Veliu shtrembëron provat, ku prokuroria i bën fresk qeverisë dhe zbaton direktivat e saj, ku ai prokurori Gent Osmani, që i mbajnë si kosë në qafë vettingun, është i gatshëm të “besojë” çdo fabul.

Nëse deri tani ka pasur dyshime që në përgjim ishte kapur vëllai i ministrit të Brendshëm, tani kjo as që diskutohet më. Madje, po ta kthesh filmin nga pas, më mirë ta kishin pranuar në fillim që ishte zëri i Agron Xhafës, sesa të telendiseshin kështu duke i rënë alibitë njëra pas tjetrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *