Fredi Alizoti, në një videpërgjim të ri i publikuar mbrëmjen e kaluar, përmend Taulant Ballën si personin që i ka ofruar 200 mijë euro për të devijuar çështjen e Agron Xhafajt.
“Unë nuk e kam takuar kurrë”, u shpreh Taulant Balla jashtë Gjykatës së Tiranës, ku u pyet për deklaratat e Alizotit, në videon e publikuar një ditë më parë nga deputeti demokrat Salianji.
Pas publikimit të videopërgjimit, ende Prokuroria Taulant Ballën dhe as drejtorin e policisë së shtetit, Ardi Veliu, pasi ky i fundit ka marrë me makinë Fredi Alizotin dhe e ka çuar në Prokurori për të dhënë dëshmi të rreme, të hiqej sikur zëri që dëgjohej në videon e Albert Veliut ishte i tij dhe jo i Agron Xhafajt.