Shkatërrohet në Francë një grup shqiptarësh që kryente vjedhje në rajonet e Bordosë dhe Tluzës. Mësohet se Policia vendase ka arrestuar 6 persona, 5 meshkuj dhe një femër rreth moshës 30-40 vjeçe.
Sipas Policisë ky grup ka vepruar nga mesi i Nëntorit 2017 deri në Tetor 2018 dhe ka kryer 98 vjedhje që kapin vlerën, 423 mijë Euro.
Grupi i shqiptarëve kishte grabitur kryesisht ar dhe bizhuteri. Autoritetet franceze kanë sekuestruar më shumë se 2 kilogramë ar gjatë aksionit për arrestimin e shqiptarëve
Ata vidhnin përgjithësisht banesat kur brenda tyre nuk kishte njeri.