Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani është shkarkuar nga detyra. Shkak për këtë vendim eshte bere hezitimi per zbatimin e urdhrit te ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut.
Enrik Sulejmani, ish-drejtor i Burgjeve
Sipas te dhenave te fundit, mesohet se vendimi i marre nga ministria e Drejtesise eshte bere fill pas episodit te mbremshem me Martinajn.
Transferimi në spitalin e burgut është bërë gjatë natës. Mbreme u raportua se punonjësit e policisë së burgjeve tentuan të merrnin të plagosurin Ervis Martinaj, pasi sipas tyre gjykata për të ka vendosur arrest me burg për 30 ditë, por janë penguar nga punonjësit e spitalit privat.
Policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë. Po ashtu mësohet se tentativa e marrjes së Martinajt për në spitalin e burgut ka kaluar me tensione mes bluzave të bardha dhe policëve.
Kujtojme se gjykata ka vendosur masen e arrestimit me 30 ditë burg për Ervis Martinajn. Ai u plagos ne perplasjen me arme ne lokalin ne ish-Bllok, ku mbeti i vrare truproja i tij, Fabjol Gaxha dhe Eljo Hato.