Salianji publikon sërish videon e Alizotit: Skandaloze, mafia përdor edhe shtetin!

Deputeti i PD, Ervin Salianji, ka publikuar edhe sot videon e Fredi Alizotit, i cili denoncon drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, se e ka marrë me makinë dhe e ka dërguar në Prokurori si dhe Taulant Ballën, që të rrëzonte audiopërgjimin e Agron Xhafajt.

Salianji shkruan në rrjetet sociale se Alizoti u përdor nga policia dhe prokuroria që të fliste për para, manipulim dhe pisllëqe, ndërsa të vërtetën e pranoi më pas siç edhe kuptohet nga ky videopërgjim.

Postimi i Salianjit: 
Në video është dëshmitari i prokurorisë mbi dëshminë dhe përgjimet e të cilit kanë marrë masë shtrënguese mbi një gazetar që i ka shërbyer publikut me investigim me rrisk të lartë. Akt ekspertiza britanike faktoi që zëri në video ishte i Xhafajt.

Pasi KM Rama shpalli se kishte aktor dhe aktekspertiza e tij e rrëzonte investigimin u desh audicion për aktorë dhe rolin ia dhanë këtij llumi, i cili i përpunuar nga policia e shtetit fliste për para, manipulim dhe pisllëqe. Mafia përdor çdo formë! Që përdor edhe shtetin është skandaloze!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *