Nje dite pas njoftimit qe dha dje per mbylljen e basteve dhe kazinove ne 31 dhjetor dhe ultimatumit qe u dha mediave dhe gjithe portaleve, Kryeministri Edi Rama del sot me nje tjeter njoftim.
“Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre!”– shkruan ai.
Postimi i Rames
Bastet e kazinote elektronike do të dalin jashtë ligjit në 31 dhjetor. Ama çdo reklamim i tyre në çdo lloj media, është i jashtëligjshëm. Portalet që kanë ende reklama të tilla t’i heqin vetë se ndërkohë po punohet për mbylljen e tyre! Mos kemi llafe për lirinë e shtypit pastaj.