Sonte në orën 20:00 në “Elbasan Arena” do të luhet takimi miqësor ndërmjet Shqipërisë dhe Jordanisë, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Pas humbjes ndaj Skocisë, skuadra e drejtuar nga Panucci do të synojë fitoren për tu karikuar për sfidën zyrtare të së shtunës, atë ndaj Izraelit.
Tekniku italian ka surprizuar me formacionin, duke bërë shumë ndryshime, ndërsa kapiten është zgjedhur, Mërgim Mavraj.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Berisha, Lila, Gjimshiti, Mihaj, Binaku, Mavraj (C), Ramadani, Xhaka, Grezda, Gavazaj, Manaj.
JORDANIA: Jasen, Al Basha, Shilbaja, Alarab, Khatab, Bani Atiah, Al Samrieh, Murjan, Abdullarman, Hamduni, Bakhit.