Pas përplasjes mbrëmjen e djeshme mes forcave të policisë dhe mjekëve të spitalit Amerikan II, për transferimin e Ervis Martinaj, Drejtoria e Përgjithshme e Bugjeve ka paditur në prokurori spitalin.
“Forcat Operacionale që kanë shkuar mëngjesin e datës 9 tetor 2018 në mjediset e Spitalit Amerikan II për të kryer shoqërimin dhe marrjen në ruajtje të të paraburgosurit Elvis Martinaj, kanë hasur në pengesat e shkaktuara nga personeli i spitalit, të cilët nuk kanë plotësuar dokumentacionin e kartelës shëndetësore të të paraburgosurit Elvis Martinaj”, thuhet në një njoftim për media të Ministrisë së Drejtësisë.
Ndërsa më tej theksohet se veç masës ndaj Drejtorit të Policisë së burgjeve, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer kallëzim penal ndaj Spitalit Amerikan II, të cilët në kundërshtim me ligjin kanë penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës për masën e sigurisë ndaj shtetasit Elvis Martinaj.