Si do jetë moti për ditën e sotme:
“Vijon me kthjellime në veri dhe zonat qendrore, por kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të ketë në jug dhe juglindje. Pasditja mbetet me kthjellime dhe vranësira të lehta në ultësirën perëndimore. Ndërsa shtohen vranësirat në zonat malore lindore. Era do fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verilindor ndërsa në det vijon dallgëzim deri në 2 ballë”.