Media turke publikon pamjet e komplotit për rrëmbimin e gazetarit saudit

Media turke ka publikuar pamjet e kamerave të sigurisë të cilat siç thonë ata, janë provë të një komploti të lidhur me gazetarin e humbur të Arabisë Saudite, Jamal Khashoggi.

Në video tregohen oficerë të Inteligjencës saudite që hyjnë dhe largohen nga Turqia përmes aeoportit të Stambollit.

Që prej 2 tetorit kur Khashoggi, një kritik i monarkisë saudite hyri në konsullatën saudite në Stamboll ai nuk është parë më.

Autorietet turke thonë se ai është vrarë por Arabia Saudite e mohon.

Në pamjet e publikuara në kanalin TRT Ëorld  duken makina që largohen nga konsullata përfshi dhe një kamion të zi i cili është në qendër të hetimeve.

Lexo edhe:

Grupi i personave sauditë që dyshohet se kanë lidhje me zhdukjen e gazetarit largohen nga Turqia me një charter saudit.

Khashoggi kishte shkuar në konsullatë për të finalizuar divorcin me të fejuarën e tij turke, Hatice Cengiz.

Ai shihet që hyn në konsullatë ndërsa gruaja pret përjashta. Ndërkohë një tjetër media turke shkruan se janë identifikuar 15 anëtarë të shërbimit inteligjent që dyshohet se janë përfshirë në zhdukjen e gazetarit saudit.

 

Lajme të lidhura

Para