Tashmë në arrati pasi kërkohet nga policia për krimin e mbrëmjes së të ejntes, Mevjol Bilo krahas detyrës funksionale në ushtri në Batalionin Operacional Special (BOS) ka shërbyer vitet e fundit dhe si truprojë e disa prej biznesmenëve më të fuqishëm në Tiranë.
Sipas burimeve policore ai ka mbrojtur për disa kohë dhe një biznesmen të njohur në Tiranë, në fushën e lokaleve luksoze dhe në fushën e ndërtimit. Kolegët e tij në Batalionin special e njohin Bilon si një person të rregullt dhe të përkushtuar dhe aspak agresiv dhe konfliktual. Bilo njihet për aftësitë e tij të veçanta si ushtarak, ndërsa në raport me punën e dytë si truprojë e biznesmenëve të ndryshëm ai ka treguar profesionalizëm.
Bilo nuk është i vetmi punonjës i Forcave të Armatosura që është detyruar të bëj një punë të dytë për të mbajtur familjen dhe për të mbjetuar, pasi pagesat në ushtri janë në një nivel të papranueshëm për aftësitë profesionale dhe detyrën e një ushtaraku.
Shërbimi si truprojë në mbrojtje të biznesmenëve kryhet dhe nga efektivë të forcave lëvizëse operacionale të drejtorisë së policisë së shtetit edhe ata justifikohen me pamjaftueshmërinë e pagave që marrin në detyrën shtetërore për të mbajtur familjen./sosnews.al