Këto janë pasaportat më të fuqishme në botë

Me siguri që sapo lexoni titullin në mend ju vjen ideja se pasaportat më të fuqishme në botë janë ato të vendeve skandinave, ajo britanike apo amerikane.

Në fakt këto nuk janë përgjigjet e sakta, një raport i “Henley Passort Index”, ka treguar se cilat janë pasaportat më të fuqishme për vitin 2018.

Sipas raportit të fundit rezulton se:

E para është pasaporta japoneze.

Qytetarët japonezë mund të udhëtojnë pa viza në 190 vende të botës.

Pasaporta e dytë më e fuqishme është ajo e Singaporit.

Qytetarët e Singaporit mund të udhëtojnë në 189 destinacione në planet.

E treta renditet Gjermania.

Në fillim të vitit, shteti gjerman mbante vendin e parë për pasaportën më të fuqishme, por tani ka kaluar e treta me 188 destanacione.

Në vend të katërt renditet Franca dhe Korea e Jugut.

Në vend të pestë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, të cilat kanë 186 destinacione në mbarë botën.

Nëse do të flasim për historinë më të madhe të kësaj dekade për lirinë e udhëtimit, merita i takon Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në vitin 2006 ndodheshin në vendin e 62, ndërsa tani renditen në vendin e 21.

Rusia është në vendin e 47-të të shteteve më pasaportën më të fuqishme në botë dhe Kina në pozitën e 71, duke u ngjitur me 14 vende që prej fillimit të vitit 2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here