Ja për ku fluturoi Elvana pak orë pas ngjarjes në ish-Bllok

Pas ngjarjes me vdekjen e një personi mbrëmjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ngjarje, për të cilën fillimisht u konsiderua “mollë sherri” Elvana Gjata, këngëtarja është larguar nga Shqipëria.

Politiko.al mëson se Elvana Gjata ka fluturuar për në Austri në orën 02:51 të datës 5 tetor me linjën Australian Airlines nga Rinasi. Drejt Vienës Elvana ka udhëtuar dhe në shtator të këtij viti. Akutualisht nuk dihet se ku ndodhet këngëtarja Elvana Gjata.

Kujtojmë që nga sherri në ish-Bllok, ku u përfshi dhe Ervin Mata, i dashuri i Elvana Gjatës, mbeti i vdekur Fabian Gaxha, si dhe u plagosën Ervis Martinaj dhe miku i tij Eljon Hato.

Këngëtarja prej ditës së djeshme është shpallur në kërkim nga prokuroria, e cila kërkon që të paraqitet për të dhënë shpjegime brenda 30 ditëve, pasi duhej të jepte deklarimet e saj për ngjarjen.

Ajo u largua vetëm disa orë pas ngjarjes nga Shqipëria përmes Rinasit, ndërsa aktualisht i shpallur në kërkim është edhe i dashuri i saj Ervin Mata, bashkë me miqtë e tij komandon Mevjol Bilo dhe Fabian Allushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *