Italia harron të fitojë, vetëm barazim ndaj Ukrainës

Italia e Roberto Mancinit nuk di të fitojë. “Të kaltrit” nuk kanë mundur të fitojnë as në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e sotme ndaj Ukrainës.

Ndeshja është dominuar nga Italia, por në fund rezultati ishte i barabartë 1-1.

Skuadra e drejtuar nga Mancini arriti të shënojë e parë me anë të futbollistit të Juventusit Bernardechi, në minutën e 55 të ndeshjes, por sërish nuk mundi ta mbante rezultatin, duke u barazuar vetëm 7 minuta më vonë nga ukrainasit.

Pas 4 ditësh, Italia do të udhëtojë në Poloni ku do të zhvillojë ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *