Gazetari: Prokuroria po vepron si parti politik për çështjen e Agron Xhafajt, ja faktet

Gazetari Basir Çollaku ka akuzuar sot Prokurorinë e Krimeve të rëndë, e cila sipas tij po vepron si parti politike.

“Është regjistruar një çështje për trafik droge por personi kryesor i akuzuar është larguar nga Shqipëri. Prokurorët nuk merren me këtë çështje. Por ata po shpërdorojnë detyrën, sepse çështjet për kallëzim të rrem duhet tua delegojnë Prokurorive respektive të shkallëve të para, nga vijnë subjektet e akuzuar.

Prokuroria thoshte sot, ‘Nisur nga lajmet dhe njoftimet e bëra publike në media gjejmë me vend të sqarojmë opinionin publik për disa nga momentet kryesore që po debatohen në lidhje me këtë çështje dhe konkretisht’. Çfarë pune ka Prokuroria me debatin. Prokuroria nuk është pjesë e debatit,por është pjesë e hetimit. Me këtë sjellje, Prokuroria po vepron si parti politike”, akuzoi gazetari Basir Çollaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *