Këngëtarja Adelina Ismaili ashtu siç kishte paralajmëruar, edhe e mbajti premtimin e saj duke marrë pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’.
Ajo përveç që mori pjesë në paradë, edhe i priu asaj me flamurin e komunitetit LGBT.
Parada u mbajt përgjatë tri shesheve të kryeqytetit, “Skënderbeu”, “Nëna Terezë” dhe “Zahir Pajaziti”.
Pjesëmarrës të shumtë kërkuan më shumë të drejta për komunitetin LGBT.
Adelina Ismaili gjithmonë ka shprehur hapur mendimin e saj për më shumë të drejta për komunitetin LGBT ashtu si dhe shumë këngëtare të tjera si Dua LIpa, Rita Ora etj.