Dyshime për trukim në Belgjikë, në ‘sitë’ edhe klubet e shqiptarëve

Futbolli në Belgjikë do të kalojë në “sitë” dhe për këtë janë paralajmëruar aksione dhe kontrolle të imtësishme në shtëpitë  e zyrtarëve dhe gjyqtarëve, të cilët janë pjesë e këtij kampionati.

Sipas Prokurorisë,  nga hetimet e kryera rezulton se në kampionat ka shumë manipulime në trasnferimin e lojtarëve, por edhe trukime ndeshjesh.

Ndërsa aksionit dhe kontrolleve nuk do t’i shpëtojnë as ekipet e Kristal Abazajt, Andërlehti dhe ai i Sindrit Gurit, Ostende. Ne mediat vendase flitet gjerësisht për të arrestuar, por asgjë nuk është bërë publike në lidhje me emra.

Raportohet se në mesin e të arrestuarve ka gjyqtarë, lojtarë, por edhe gazetarë të cilat kanë qenë në dijeni për informacionet e transferimeve të paligjshme të kryera në kampionat.  Autoritetet njoftojnë se në ditët në vijim do  të ketë edhe arrestime të reja, bashkëpunime të cilat janë të shtrira edhe në Serbi dhe Maqedoni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here