Largimi i ambasadores amerikane, Nikki Haley, nga Kombet e Bashkuara ka nxitur debate brenda dhe jashtë Amerikës.
Ish-ambasadori i SHBA në Izrael, Dan Shapiro, ka deklaruar se largimi i ambasadores nga Kombet e Bashkuara ka një qëllim tjetër dhe ai është kandidimi për presidente të SHBA-së.
“Niki Haley synon të kandidojë për presidente, nëse jo në vitin 2020, atëherë në vitin 2024. Ajo ka fituar reputacion të mjaftueshëm për të tejkaluar Trumpin dhe skandalet e tyre,” tha Shapiro për radion ushtarake izraelite, në mëngjesin e sotëm.
Ish-ambasadorja Haley, ende nuk ka konfirmuar se në planet e saj do të jetë një strategji e tillë, por mediat kanë nisur menjëherë aludimet e tyre.