DETAJE/ Shtyhet seanca gjyqësore mes Ballës dhe Bashës, palët nuk pajtohen

Seanca e parë gjyqësore mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës u mbajt ditën e sotme. Jo më shumë sesa 30 minuta ka zgjatur kjo seanca e parë e padisë të Taulant Ballës për shpifje ndaj kreut të PD, Lulzim Basha lidhur me 3.4 mln euro që u kapën në Durrës në një makinë Toyota Yaris. Shtyrja e seancës për në datën 23 tetor ora 12:00 është bërë për t’i dhënë mundësi prokurorisë të jetë i pranishëm në proces.

Balla ishte i pranishëm në seancë, ndërsa kreu i PD përfaqësohej nga avokatët Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi. Në përfundim të seancës, Balla nuk kurseu fjalët për kryeopozitarin teksa u shpreh se ai ka frikë nga gjykatat.

Ai u pyet nga gazetarët dhe për videon-përgjimin e bërë publike dje ku implikohej emri i tij teksa mohoi se e njihte Fredi Alizotin, i cili në video përmendte se Balla i kishte ofruar 200 mijë euro.

”Unë duhet t’iu them që prokuroria po bën një punë të shkëlqyer në zbardhjen e kësaj çështjeje, të vazhdojë hetimet deri në fund edhe për video të tjera të servirura. Por, personat që nxjerrin videon s’duhet t’ia fusin vrapit, se largimi i djeshëm me shpejtësi i Salianjit (pas emisionit Opinion) me duke vënë në rrezik edhe rojat është i turpshëm. Sepse, në (deputetët) duhet të jemi të parët që nëse disponojmë t’ja vëmë në dispozicion prokurorisë”, tha Balla.

Në një deklaratë për mediat, nga ana tjetër, përfaqësuesit ligjorë të Bashës, thanë se i qëndrojnë deri në fund deklaratave të bëra për çështjen e 3.4 milion eurove.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat 4 të arrestuar pas kapjes në portin e Durrësit, Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here