Basha: Rama ka ngritur një shtet privat

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave duke akuzuar shefin e qeverisë se ka ngritur një shtet privat që funskionon jashtë kushtetutës dhe ligjeve.

Referuar videos së Fredi Alizotit, personi që sipas prokurorisë imitoi zërin e Agron Xhafajt në audio-përgjimin e famshëm, Basha tha se mbrëmë publiku e pa përbërjen e kësaj strukture që fabrikojnë prova. Sipas tij e gjithë kjo bëhet për të mbrojtur një trafikant droge.

“Shqipërisë sot i është instaluar një shtet privat i Edi Ramës, një shtet që funksionon jashtë kushtetutës, jashtë ligjeve, jashtë çdo mbikëqyrjeje apo kontrolli. Dje Rama e pranoi vetë ekzistencën e shtetit privat kur deklaroi publikisht se ka një strukturë të posaçme private që i shërben atij.
Mbrëmë publiku e pa përbërjen e kësaj strukture, deputetë, drejtues policie që fabrikojnë prova. Drejtues të këtij inskenimi janë padyshim dhe Fatmir Xhafaj dhe Arta Marku. Pra, kryeministri, kreu i grupit parlamentar, prokurorja e përgjithshme, drejtori i policisë kanë manipuluar të vërtetën për të mbrojtur një trafikant droge. Shteti i Edi Ramës vendosi të fabrikojë dëshmitarëve për të shpëtuar trafikantin e dënuar Agron Xhafaj dhe mbrojtësin e tij Famtir Xhafaj. I njëjti shtet që ka manipuluar çdo provë e fakt për të mbrojtur Ballën dhe Rrajën. Shteti privat i Ramës dhe vet ai kërcënuan një oficer policie. Pas kësaj bënë gjithçka me dhunë me para për të shpërfytyruar viktimën e dhunës në një peng që pështyn opozitën e median dhe përqafon dhunuesin”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati theksoi se ‘kur pushteti sulmon gazetarët, të ndershmit, kundërshtarët politikë për të mbrojtur kriminelët jemi në kushtet e një diktature mafioze’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *