Banorët e Laprakës në protest/ Bashkia, jep leje ndërtimi në të vetmen fushë sportive

Banorët e Laprakës janë ngritur në protestë ditën e sotme, për shkak se e vetmja fushë sportive në këtë zonë të Tiranës pritet të zaptohet nga godinat e ndërtimit.

Banorët e kanë kundërshtuar me forcë këtë akt të bashkisë, pasi është e vetmja kamp sportiv i të rinjve e njohur si  Fusha e Laprakës” në “Njësinë Administrative nr.11”.

Mësohet se për këtë hapësirë është lidhur një kontrate sipermarrje me Shoqërinë “Salillari” SH.P.K., për ndërtim mbi këtë truall me nr. dok. 15427 dhe kontratë sipërmarrje nr. 3050/651, datë 23/10/2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here