Audiopërgjimi/ Shehaj: Plani i qeverisë për të burgosur një deputet dhe një gazetar

Mbrëmjen e djeshme çështja ‘Babalja’ mori një tjetër rrjedhë pas publikimit të video-përgjimit të Fredi Alizotit, i cili pranon se i është bërë një ofertë milionëshe nga Taulant Balla dhe drejtori i policisë Ardi Veliu.

Deputeti demokrat Agron Shehaj në një reagim në Facebook, shkruan se ky është një plan i qeverisë për të burgosur një deputet të opozitës dhe një gazetar.

Për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda për lidhjet e qeverisë me krimin, policia e Fatmir Xhafajt dhe prokuroria fabrikuan prova për të burgosur një Deputet të opozitës dhe një Gazetar.
Nëse nuk do kishte patur provë për të zbuluar fabrikimin e policisë dhe prokurorisë, sot Ervin Salianji do të ishte në burg.
Në Shqipëri është vendosur de facto diktatura, sepse vetëm në diktaturë shteti burgos kundërshtarët politikë përmes proceseve të montuara”
, shkruan Shehaj, bashkangjitur video-përgjimin e Alizotit, publikuar mbrëmjen e djeshme në Opinion nga Ervin Salianji.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here