Arrestohet i shumëkërkuari me tre emra, i dënuar me 8 vite burg

Ferdinand Tare, 53 vjeç, është arrestuari gjatë një aksionit të policisë në Durrës, në bazë të një urdhër-ndalimi nga autoritet italiane.

Ferdinand Tare, i cili rezulton se ka përdorur edhe emrat Ferdinand Luka dhe Alfred Daja, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më 5 Tetor të këtij viti, pasi gjykata italiane e Barit e ka dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë burgim për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Durrësit.

Gjatë kontrolleve nga Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, është ndaluar për llogari të Policisë së Beratit edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Gjithashtu janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Njoftimi i Policisë Durrës

Policia e Durrësit, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, e mbështetur nga FNSH, kontrolle të befasishme për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar

Si rezultat i kontrolleve kapen dhe ndalohen dy të kërkuar.

Po si rezultat i kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim 14 shtetas me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, vjedhjes së pronës dhe krimeve ndaj jetës.

Kapet dhe ndalohet një tjetër shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane e kanë dënuar me 8 vite burgim.

Gjithashtu kapet dhe ndalohet për llogari të DVP Berat edhe një 32-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas të dënuar në Itali dhe si rezultat i kontrolleve të befasishme të Policisë, kanë bërë të munduar lokalizimin dhe kapjen e tij, konkretisht:

• Ferdinand Tare (Ferdinand LUKA, Alfred DAJA), 53 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, më datë 05.10.2018, pasi Autoritetet Gjyqësore Bari- Itali e kanë dënuar me 8 vjet 2 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike të llojit heroinë”, parashikuar nga neni 73, 74 etj të Kodit Penal Italian.

Kontrollet do vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Durrës për kapjen e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo kryejnë trafiqe të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *