Akuzat ndaj Ronaldos, policia amerikane: CR7 s’është nën hetim

Zbulohen detaje të reja të rëndësishme në lidhje me çështjen “Ronaldo”, për të cilët po flet e gjithë bota. Sipas revistën gjermane “Der spiegel, modelja amerikane Kathryn Mayorga akuzon yllin portugez për përdhunim në një hotel të Las Vegasit në vitin 2009.

Detaje janë zbuluar nga policia e Las Vegasit, që nëpërmjet një zëdhënësi të saj ka hedhur poshtë disa deklarata të avokatit të Mayorgës, duke thënë se Ronaldo nuk është i pandehur për asnjë lloj krimi.

Në deklaratën e policisë thuhej se Ronaldo me shumë mundësi do të merret në pyetje, por jo si i akuzuar, por si një person emri i të cilit figuron në këtë histori. Nuk dihet se kur do të ndodh kjo , nuk ka një datë të saktë sepse Rondalo nuk ndodhet në SHBA thuhej ndër të tjera në deklaratë shkruan Tg.com.

“Ronaldo nuk është i pandehur për asnjë lloj vepër penale. Nuk ka asnjë datë të saktë, Ronaldo është jashtë vendit tonë. Do të jetë me rëndësi të dëgjojmë edhe atë, por nuk mund të themi se kur do të ndodhë kjo”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Las Vegasit, Jacinto Rivera.

Ndërkaq, Ronaldo ka udhëtuar për në Lisbonë, për të folur me përfaqësuesit e tij ligjorë, për strategjinë që duhet ndjekë në lidhje me këtë çështje, ndaj është e vështirë të mendohet se do të shkojë në Las Vegas. Me shumë mundësi 34-vjeçaeri do t’u përgjigjet pyetjeve të policisë amerikane nëpërmjet një videokonference.

Policia e Las Vegasit hodhi poshtë gjithashtu edhe një akuzë tjetër avokatit të modeles amerikane, Lesli Stoval, atë të humbjes së provave të ngjarjes së vitit 2009, që ishin deklarata e viktimës, veshjet e brendshme të saj dhe certifikata mjekësore.
“Nuk është e vërtetë që kemi zhdukur provat e ngjarjes. Janë të njëjtat prova që kanë qenë në vitin 2009 dhe ne i kemi ato’ – thuhej në deklaratën e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *