Aksidenti në rrugën e Kombit/ Vdes 54-vjeçarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Mirditë ku si pasojë ka humbur jetë një person.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Munaz rreth orës 11:50 ku shtetasi A.P. 47 vjeç, banues në Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Benz ka humbur kontrollin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjeria shtetasja M.P. 54 vjeçe, banuese në Lezhë si dhe janë lënduar 2 pasagjerët e tjerë, shtetasi Gj.P. dhe shtetasia D.P., të cilët ndodhen në spitalin e Rrëshenit, nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *