Ka nisur seanca për padinë e deputetit socialist Taulant Balla ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Akuzave të Lulzim Bashës për lidhje të tij me milionat e eurove që erdhën me “Toyota Yaris”, Taulant Balla iu përgjigj me padi për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.
Mësohet se Basha nuk është i pranishëm në seancë e cila po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Kryedemokrati përfaqësohet nga Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso.
Ndërkohë deputeti Taulant Balla shoqërohet nga avokati Gentjan Rumano. Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.
Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.