3.4 mln € në “Toyota Auris”, nis seanca për padinë e Ballës ndaj Bashës

Ka nisur seanca për padinë e deputetit socialist Taulant Balla ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.

Akuzave të Lulzim Bashës për lidhje të tij me milionat e eurove që erdhën me “Toyota Yaris”, Taulant Balla iu përgjigj me padi për shpifje dhe nxjerrje të sekretit hetimor.

Mësohet se Basha nuk është i pranishëm në seancë e cila po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës. Kryedemokrati përfaqësohet nga Gazmend Bardhi dhe Ivi Kaso.

Ndërkohë deputeti Taulant Balla shoqërohet nga avokati Gentjan Rumano. Dje Balla i bëri thirrje Bashës të merrte pjesë në seancën e sotme dhe të mos paraqiste raport mjekësor.

Kreu i PD akuzoi Ballën si garanti i 3.4 mln eurove të sekuestruara, para këto sipas liderit të PD-së të destinuara për një nga klanet e drogës në Elbasan.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *