Deputeti i PD-së, Ervin Salianji i është përgjigjur flakë për flake akuzave të bëra në adresë të tij, nga socialisti Taulant Balla.
Ky i fundit, pasi doli nga seanca e parë gjyqësore për padinë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha, tha se Salianji iku me vrap mbrëmë dhe nuk e dorëzoi provën për çështjen “Babale”.
Reagimi i Salianjit
Taulant, unë jo vetëm që nuk iki me vrap, por vij aty ku jeni. Mē thuaj si kryeprokuror që je kur me solli shkresë prokuroria? Si kryeprokuror qe je me thuaj ku te vij se vij ta jap edhe ty provën që e pa i madh e i vogël!