Vrasja në Bllok, justifikohet Policia: Nuk jemi ‘Big Brother’

I ftuar në emisionin më të ri ‘Dritare me Rudinën’ me gazetaren Rudina Xhunga në News24, drejtori për sigurinë publike në Policinë e Shtetit, Gjovalin Loka ka folur për situatën e rendit dhe vrasjen në Bllok.

Loka është pyetur për situatën e krimit si dhe personave me të kaluar kriminale, teksa tha se policia nuk është Big Brother që të kapë kriminelët sapo të dalin nga shtëpia.

i tha se  zona e Bllokut është shumë  e frekuentuar dhe personat me precedentë e gjejnë mundësinë për të lëvizur.

Ngjarja në Bllok është ngjarje e rëndë, por duhet të pranojmë se ashtu siç tha Brecani, policia e Shtetit nuk është një Big Brother që të kapë kriminelët sapo të dalin nga shtëpitë e tyre. Duhet të ndajmë një gjë persona në kërkim dhe persona me precedent kriminal. Këtyre të dytëve nuk mund tu ndalohet që të lëvizin të lirë ku do që ata duan.

Patjetër që ne si struktura policie e mbajmë në vëzhgim zonën e Bllokut, por është një zonë që frekuentohet shumë dhe është e vështirë piketimi i personave me precedentë. Besimi i qytetarëve tek policia është rritur. Strukturat e policisë janë gjithmonë në gatishmëri. Do arrestohen të gjitha grupet kriminale, pasi operacionet do të vijojnë”- ka thënë Loka.

Loading...

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *