VIDEO/ Zbardhet plagosja e dyfishtë mbrëmë në Cerrik, ja kush janë autorët e arrestuar. Emrat

Policia e Elbasanit ka bërë ët ditur se nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut .

Ilborjan  Fezullahu , 28 vjeç,  lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.

Operacioni  për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posaçme Shqiponjat nga DVP Elbasan.

Shtetasi Stilian (Bruno) Hyseni në bashkëpunim me Ilborjan  Fezullahu në lagjen nr. 1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A. B,  ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar  fizikisht me sende të forta edhe shtetasin  J.R., banues  në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar  në cilësin e provës materiale dy gëzhoja  pistolete.

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera , shtetasi i shoqëruar mbrëmjen e djeshme  drejtuesi i mjetit shtetasi A.Zh është lënë  i lirë pasi nga tërësia e veprimeve nuk është i implikuar në ngjarjen e ndodhur . Shtetasit e arrestuar pas ngjarjes janë larguar në këmbë dhe jo me mjetin që qarkullonin para se të ndodhte ngjarja.

Nga ana e shërbimeve të Policisë po vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

Materialet do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Elbasan  për veprat penale “Vrasje me paramendim në bashkëpunim  e mbetur në tentative” si dhe Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të  parashikuar nga nenet 78 ,25 , 22  dhe 278/2,3 të Kodit Penal.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here