VIDEO/ Vdiq gjatë operacionit në gju, vellëzerit e Blerta Pepës bëjnë dedikim rrënqethes për të

Në  muajin maj të vitit të kaluar 16 vjeçarja Blerta Pepa ish- konkurentja e ‘Gjeniut të vogël’ humbi jetën gjatë një operacionit në gju.

Vdekja e vogëlushes bëri bujë një vit më parë, pasi familjarët e saj akuzuan spitalin privat dhe doktorët të cilët, sipas tyre u treguan të papërgjegjshëm me jetën e një fëmije.

Pas më shumë se një viti nga humbja e saj dy vëllezerit e Blertës, Landi dhe Ermali kanë bërë gjestin prekës përmotrën e tyre.

Image

Ata kanë menduar të sjellin një këngë që një pjesë të së cilës Ermali e ndau me ndjekësit në profilin e tij në Instagram.

’Si ta pranoj’ titullohet kënga e cila do të jetë një dedikim i ndjerë për vogëlushen që humbi jetën tragjikisht vitin e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here