Video/ Denoncimet për Taulant Ballën, Rama sulmon median dhe “përplas” foltoren, ju…

Kryeministri Edi Rama duket se nuk është përmbajtur emocionalisht, kur bëhet fjalë për denoncimet e opozitës se kreu i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ka qenë prezent në momentin kur është kërcënuar në zyrën e tij ish-oficeri Emiljano Nuhu.

Sipas dëshmisë së këtij të fundit, ai është kërcënuar nga familjarë të deputetit Rrahman Rraja për mbylljen e dosjes në ngarkim të të birit, Rexhep Rraja, i akuzuar nga ish-e dashura e tij, Xhisiela Maloku disa herë për dhunë dhe përndjekje.

Sot në një konferencë para gazetarëve, kryeministri ka fajësuar mediat për këtë situatë dhe i akuzon se po bëjnë lojën e ping-pong-ut, kur bëhet fjalë për informacionin e servirur para shqiptarëve, lidhur me këtë çështje.

“Ju mund të kishit zbuluar të parët, që kamerat e Fushë Krujës kanë të vërtetën brenda. U tha në deklaratë, por nuk është detyra ime të bëj punën  tuaj apo të krijoj idenë se po ndërhyjë në një proces që ka marrë rrugën e vet.

Kamerat janë në Prokurori, ikni e gjeni Ballën dhe oficerin në ditën ku ai pretendon se i kanë vënë revolen, por nuk është as ai vetë aty.

Çfarë taksirati kanë familjet shqiptare që të bombardohen çdo ditë me këtë baltë dhe mos ta marrë vesh i pari dytin. Dhe në fund të ditës kë duhet të besojnë, po ju ku jeni? Ju jeni tavolina që jepni mundësinë që të luhet ping-pong, mirupafshim”, u shpreh Rama duke përplasur me dy duart foltoren, nga ku mbajti konferencën para mediave.

Ndiq videon e mëposhtme:

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here