VIDEO/ Dalin pamjet kur futbollistët rusë rrahin zyrtarin e Putinit

Alexandr Kokorin dhe Pavel Mamaev janë të famshëm jo vetëm për lojën e tyre, por mbi të gjitha për bëmat e shumta.

Kësaj here çifti i shokëve futbollistë e ka ekzagjeruar përtej limiteve, sepse në Rusi nuk është ide e mirë të bësh armik qeverinë e Putin.

Kokorin dhe Mamaev janë në telashe të mëdha. Dyshja është futur në një lokal në Arbat, lagje kryesore e Moskës, në gjendje të ekzaltuar dhe ka nisur të bezdisë të pranishmit.

Mes tyre ishte edhe  Denís Pak, një funksionar i Ministrisë së Tregtisë, që ka tentuar të ndihmojë stafin e punonjësve për të mbajtur nën kontroll dy të tmerrshmit.

Një sherr i madh, që në përfundim i kushtoi funksionarit të shtetit një dhëmb.

Pamjet e sherrit mund t’i shihni në videon e mëposhtme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here