U zgjodh nga qeveria/ Kush është njeriu i Sorosit që do përfaqësojë Shqipërinë në Strasburg

Tashmë është zyrtare që Darian Pavli, një aktivist i shoqërisë civile i financuar nga Sorisi do të jetë përfaqësues i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Pas tre dështimeve me propozimet e bëra më herët me kandidatët shqiptarë për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, sot është vendosur për Darian Pavlin.

Por kush është i riu që do të përfaqësojë Shqipërinë dhe lidhjet e tij me Sorosin?

Në prezantimin e shkurtër të kandidaturës së Pavlit, thuhet se ai është ‘jurist me 15 vjet përvojë në dizenjimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve që promovojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Nju-Jork, Tiranë (Open Society Justice Initiative, Human Rights Watch), përfshirë rajonin e Këshillit të Evropës, ekspert ligjor pranë EURALIUS V, këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, përfaqësim të disa çështjeve në GJEDNJ.’

Emri i Pavlit del si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit Geroge Soros.

Në jetëshkrimin e Pavlit thuhet gjithashtu se ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi.

Reforma në drejtësi u konceptua, u organizua dhe u zbatua nga Fondacioni ‘Soros’. Një paketë me mijëra e-maile dhe dokumente të brendshme të këtij fondacioni u publikuan në muajt Gusht-Shtator 2016.

Këto dokumente zbuluan se rrjeti ‘Soros’ kishte hartuar një strategji të detajuar mbi reformën në drejtësi në Shqipëri dhe strategjia ishte gati që prej vitit 2013.

Ky fondacion ka pasur patronazhin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Kjo reformë sot e ka çuar në kolaps sistemin e drejtësisë në vend, duke qenë se aktualisht Shqipëria është pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë.

Image

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *