U përfolën për ndarje, çifti i njohur turk tregojnë të vërtetën

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se çifti i njohur turk, Halit Ergenc dhe Berguzar Korel janë ndarë. Shkak për këto lajme janë bërë mosmarrëveshjet e shpeshta të çiftit, të cilat jo rrallë herë kanë bërë bujë. Por me sa duket këtë herë fjalët i kanë inatosur shumë dhe Halit ka vendosur të reagojë nëpërmjet një interviste ku shprehet se këto janë thjesht fjalë të shëmtuara.

“Janë thashetheme të shëmtuara. Ne kemi një fëmijë dhe këto që thoni na kanë mërzitur shumë” – ka thënë aktori.

Ai gjithashtu ka theksuar se këto lajme janë krejtësisht të pabaza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here