Mbështetja e demokratëve nga Taylor Swift për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të SHBA ka ndezur një debat të madh që i ka përfshirë të gjithë, midis tyre edhe presidentin Donald Trump.
Presidenti amerikan u tha gazetarëve se atij tani i pëlqen muzika e Talyor rreth 25% më pak tani.
Këngëtarja reagoi për herë të parë për situatën politike në vend duke u shprehur se ngjarjet gjatë dy viteve të fundit në Amerikë e kishin bërë të ndryshonte mendje.
Komentet e saj të fundit u vlerësuan nga shumë, por nxiti gjithashtu një reagim të ashpër nga mbështetësit republikanë.
Swift theu heshtjen e saj për politikën të dielën, duke miratuar publikisht dy demokratë në Tennessee, shtetin e saj të lindjes.
Ajo ndau mendimin e saj në një post në Instagram me 112 milionë ndjekës.
Taylor veçanërisht kritikoi kandidaten republikane, Marsha Blackburn për votën e saj mbi barazinë gjinore.
Ndërsa Trump tha se Blackburn ishte duke bërë një punë shumë të mirë në shtetin e lindjes së Swift.
“Ajo është një grua e jashtëzakonshme. Jam e sigurtë se Taylor Swift nuk di asgjë për të,”-tha ai.