Skandal e tmerr në shkollat e Tiranës, fëmijëve po u shitet edhe drogë për kuajt!

Një investigim tronditës është paralajmërua se do të publikohet mbrëmjen e sotme nga emisioni ‘Stop’.

Një kamera e fshehtë pritet të sjellë sonte me zë dhe figurë, llojet e lëndëve narkotike të ndaluara, që u shiten nën dorë nxënësve dhe të rinjve.

Mjafton një interesim i thjeshtë dhe paratë me vete dhe njerëz jashtë çdo dyshimi, të tregtojnë me shumicë e pakicë, lëndë të ndaluara, madje për kafshë.

Mësohet, se gjatë kamerës së fshehtë, shitësja e lëndës së ndaluar, shfaqet e qartë mbi çfarë është duke bërë, por thotë, se ‘mallin’ e saj e marrin shumë të rinj dhe ata dinë edhe si përgatitet.

Detaje të tjera mbi këtë aktivitetin kriminal që tejkalon çdo imagjinatë, priten të mësohen sonte në mbrëmje në emisionin ‘Stop’.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here